Rreth nesh

Me një eksperiencë që nga viti 2000 në treg “IGLI 07” ofron për nevojat tuaja shumëllojshmëri modelesh të gurit dekorativ të përpunuar sipas standarteve Europiane. Bëhet fjalë për gurë natyral që sigurohet në zona të ndryshme të Shqipërisë si Skrapar, Berat, Elbasan, Përmet, Gjirokastër, Sarand, Lezhë dhe jashtë kufinjve si Greqi.
Gurë natyral, i përpunuar me cilësi te lartë dhe i çertifikuar, gjendet në forma dhe tonalitete të ndryshme ngjyrash. Gurë i fortë dhe shumë rezistent ndaj agjentëve atmosferik, veçanërisht efektit të ngrirjes dhe shkrirjes. Përdoret në ndërtime civile, industriale, në veshje murale, dekorative, shtrim rrugësh, kalldrëmesh, bulevardesh etj. Tregëtojmë në Shqipëri dhe jashtë saj, Itali, Greqi, Maqedoni, Kosovë, Mali i Zi, Kanada dhe shumë vende të tjera.